Qetësi në spitalet Covid, munguan urgjencat, ulet numri i familjarëve të të shtruarve

schedule16:20 - 9 Janar, 2021

schedule 16:20 - 9 Janar, 2021

Paraditja e të shtunës ishte e qetë në të tre spitalet ku po trajtohen pacientë me koronavirus në Tiranë.

Urgjencat munguan.  Autoambulanca përpara Infektivit shërbeu vetëm për të transferuar të sëmurë në gjendje me të përmirësuar shëndetësore drejt spitalit Covid 3.

Këtu  të pakta ishin dhe lëvizjet e personelit shëndetësor.  Të afërmit e të sëmurëve që prisnin në rrethimin e zonave karantinë nuk kishin fluksin e javëve të shkuara as në orarin e caktuar për të  dorëzuar sendet personale të familjarëve të tyre.

Oborri i “Shefqet Ndroqit” qëndroi gjatë bosh. Të shtruarit në spitale për Covid 19 kanë pësuar rënie megjithëkëtë të sëmurët ne gjendje kritike për jetën nuk kanë munguar as ditët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri më i lartë i atyre që trajtohen në terapi intensive këtë fillim viti  ishte më 3 janar me 32 pacientë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!