Amir Rrahmani verën e shkuar la Veronën dhe u transferua te Napoli për shifrën e 14 milionë eurove. Por aventura te të kaltrit nuk po shkon aspak mirë.
Ai ka luajtur vetëm tre minuta në këtë sezon, teksa në të shkuarin me Veronën ai luajti 36 sfida, nga 38 gjithsej në Serie A. Ky aktivizim shumë i paktë nga ana e trajnerit Gattusso e ka kthyer Rrahmanin në një çështje.
Il Mattino sot flet për situatën e dardanit të kombëtares së Kosovës. Ai merr 1.8 milionë euro në sezon dhe deri më tani nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe ky sipas medies së njohur është një problem.
Sipas të njëjtit burim bëhet me dije se mundësia e Rrahmanit për ta nisur nga minuta e parë mund të vijë nesër në Udine ndaj vendasve. Nga ana tjetër gjatë ndeshjeve të fundit as Hysaj nuk ka luajtur rregullisht. /abcnews.al