Theophilus Solomon, sulmuesi i Partizanit, po tentohet nga azerët e Neftchi Baku. Me vetë futbollistin nuk ka pasur kontakte, por nigeriani zbulon se kanë folur me drejtuesit e kryeqytetasve.
“Unë nuk jam duke negociuar me askënd”, qartëson Solomon në një prononcim të dhënë për “Azerisport”. Më tej ai shton: “Ka pasur kontakte me një klub, Neftchi, por nuk mund të them asgjë për këtë.
Sigurisht, nëse ndodh që të arrihet një marrëveshje, unë jam i gatshëm të luaj për këtë klub”. Solomon iu bashkua Partizanit verën e vitit 2020 për të qenë sulmuesi kryesor i skuadrës, por nigeriani nuk e ka “vesin” e golit. /abcnews.al