Fabrizio De Vecchi, ndërmjetësi i njohur që ndër vite ka bashkëpunuar me Real Madrid, ka zbuluar një prapaskenë që do kishte parë një nga portierët më të mirë në botë te kampionët në fuqi të Spanjës. Bëhet fjalë për Alisson Becker, i cili fillimisht shkëlqeu te Roma dhe arriti majat me Liverpool, duke fituar Champions League dhe Premier League.
“Do ju duket çudi, por unë kam shumë dashuri për një nënshkrim që nuk u krye: Alisson te Real Madrid. Kur ndodhi? Portieri po luante për Romën, ku e kishte marrë Ëalter Sabatini. Ernesto Bronzetti, mentori im, kishte vdekur kohët e fundit.
Do kisha dashur ta mbyllja atë operacion dhe e vërteta është se ishim shumë afër. Të gjithë e dinë që Ernesto kreu shumë lëvizje nga Roma te Reali dhe do kishte qenë një mënyrë e mirë për ta kujtuar atë”, tregon De Vecchi, i cili flet edhe për dy emra të mëdhenj.
“Ramos dhe Mbappe? Vështirë t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve. Kurrë nuk e dini se ç’ndodh mes kampionëve të mëdhenj dhe klubeve të tyre. ka shumë gjëra që nuk i dimë, por besoj se Reali dhe Ramos do e gjejnë një zgjidhje. Normalisht duhet përpjekje dhe unë nuk mund ta mendoj Realin pa Ramos vitin e ardhshëm.
Sa i takon Mbappe, duhet të mendohemi mirë para se të themi diçka për Florentino Perez. Është presidenti më i mirë me të cilin kam punuar dhe ai e di cila është gjëja më e mirë për Realin. Mbappe është nga ata lojtarë që të krijon iluzione, ndaj është perfekt për në Madrid. Covid ka krijuar probleme, por Perez është i aftë për gjithçka të shohim”. /abcnews.al