Brdaric: Po shijojmë gjithçka! Unë me çadër? E urrej shiun, e pabesueshme sa bie këtu

schedule20:15 - 8 Janar, 2021

schedule 20:15 - 8 Janar, 2021

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, pas ndeshjes me Teutën ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Fillimisht gjermani deklaroi: “Ishte ndeshja më e mirë, diçka shumë e mirë. Shënuam një gol, por ishte një fitore e merituar. Mund të bëjmë edhe më shumë. Jam krenar për djemtë”.

“Nuk dua të flas se çfarë ndodh në fund. Jemi në vend të parë dhe po e shijojmë. E dimë çfarë kemi bërë për këtë pozicion. Duhet të jemi të kujdesshëm me ato që themi. Gjithsesi ne duhet të jemi me këmbë në tokë”.

“Kartoni i kuq? Ishte i pafat, por unë duhet të mbroj lojtarin tim. Vendimi është i drejtë kur sheh atë që ndodhi. Hoxhaj nuk donte ta dëmtonte kundërshtarin. Kemi një lojë sulmuese, dua që lojtarët të jenë të kënaqur me atë që bëjmë në fushë”.

“Kemi luajtur me tre në fillim. Kam lojtarë që mund të luajnë me module të ndryshme. Këtë e bëmë edhe sot kundër Teutës. Në mesfushë lojtarët e mi përshtaten dhe kjo është diçka pozitive që skuadra ime e ka”.

“Çadra? E urrej shiun (qesh). Është e pabesueshme sa shi bie në Shkodër. Natën dhe ditën bie shi dhe dua të mbroj veten, pasi nuk dua të jem sëmurë javën tjetër. Nuk kam mënyrë tjetër për t’u mbrojtur”.

“Licencimi? E dimë dhe duhet punuar për këtë. Është një sfidë për Alban Xhaferin dhe bashkinë”, tha në mbyllje të deklaratës së tij trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!