Presidenti amerikan ka njoftuar të premten se ai nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden, më 20 janar. Në një postim në Twitter, Trump shkruan se, për të sqaruar të gjithë ata që kanë pyetur, ai nuk do të jetë i pranishëm më 20 janar.
POSTIMI
“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marr pjesë në Inagurimin e 20 janarit.”
To all of those who have asked, I will not be going to the Inauguration on January 20th.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 8, 2021
Nga ana tjetër, mediat raportuan të enjten duke cituar burime, se zv/presidenti Mike Pence do të ishte i pranishëm në këtë ceremoni. s.b/abcnews.al/