Mbretëria e Bashkuar ka miratuar sot vaksinën Moderna, duke u bërë kështu vaksina e tretë e miratuar në këtë vend, pas Pfizer/BioNTech dhe Oxford/ Astrazeneca, në luftën kundër koronavirusit, ndërsa rastet vazhdojnë të rriten.
Vaksina e kompanisë me bazë në SHBA rezultoi s 94% efektive kundër COVID-19 në provat përfundimtare.
Shtatë milionë doza janë porositur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por sipas mediave britanike ka të ngjarë që ato të mos bëhen të disponueshme, deri në mars.
Kjo sepse vaksina është duke u prodhuar në SHBA dhe do të duhen disa muaj para se objektet prodhuese në Europë të jenë të gatshme për t’u shpërndarë./abcnews.al