Kërcënohet me jetë Ramush Haradinaj

schedule18:25 - 6 Gusht, 2018

schedule 18:25 - 6 Gusht, 2018

Një sërë kërcënimesh janë bërë në ditët e fundit në adresë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin e bën të ditur agjencia kosovare “Indeksonline”, e cila citon burime konfidenciale. Sipas burimeve, kërcënimet janë marrë seriozisht dhe kanë çuar në rritjen e numrit të efektivëve që kujdesen për sigurinë personale të kryeministrit. Masat e rritura të sigurisë për Haradinaj do të qëndrojnë në fuqi deri në një urdhër të dytë, që mund të vijë pasi shkalla e rrezikut të ketë rënë – kanë deklaruar burimet. Për momentin nuk ka të dhëna mbi autorët e kërcënimeve, por lajmi vjen në një kohë kur mes Kosovës dhe Serbisë priten zhvillime të reja./abcnews.al