Jeffree Star mohon lidhjen me Kanye West, hedh dyshime kush qëndron pas divorcit

schedule11:25 - 8 Janar, 2021

schedule 11:25 - 8 Janar, 2021

Jeffree Star ka hedhur poshtë thashethemet se është bërë shkak i ndarjes së Kim Kardashian dhe Kanye West, pas thashethemeve që qarkulluan ditët e fundit se ka patur një romancë me këtë të fundit. Make up artisti i njohur postoi një video në kanalin e tij në Youtube i cilësoi këto lajme një idiotësi ndërsa shtoi se në fakt ai dhe reperi amerikan nuk janë takuar kurrë.

“Unë jam single. Nuk kam fjetur me askënd. Kjo është kaq e çuditshme….dhe idiotësi. Më lejoni ta them vetëm një herë…Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake. E kuptoj pe njerëzit qeshin për këtë. Në një këngë të vjetër timen të 2009-ës “Bitch Please” thashë një frazë për Kanye. Unë përmenda 50 të famshëm.”, tha ai.

Jeffree Star, Kanye West

Make up artisti i njohur ka hedhur dyshime se kësaj qëndron e ëma e Kim, Kris Jenner. “Nëse Kris Jenner e orkestroi të gjithë këtë, gëzuar Vitin e Ri vajzë e ëmbël.”, shtoi ai.  Kujtojmë që çifti i famshëm nuk ka reaguar ende pas lajmit që ka bgërë bujë këto dy ditë në mediat botërore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!