Rodrigo De Paul është një nga emrat më të kërkuar në merkato. Mesfushori 26-vjeçar është pjesë e Udineses prej vitit 2016. Interesimi për argjentinasin është i madh, sidomos nga ana e Interit. Antonio Conte e vlerëson, diçka e tillë e gëzon lojtarin latin, por kapiteni nuk mund ta braktisë ekipin e tij.
“Është kënaqësi kur trajnerë të mëdhenj të kërkojnë tek ekipi i tyre. Nuk po flas vetëm për Conten, të cilin e njohim të gjithë. Unë jam kapiteni i Udineses, drejtuesit dhe shokët janë si një familje për mua.
E di që më shohin dhe varen nga unë. Mënyra ime për të treguar respektin ndaj tyre është të qëndroj me kokën time këtu dhe të jem një shembull. Se çfarë mund të ndodhë më pas, nuk e kam unë në dorë.
Unë jam i përqendruar në fushë, me gjërat e tjera merret agjenti im. Unë marr përgjegjësitë e mia sa i përket asaj që ndodh në fushën e blertë, kujdesem vetëm për këtë gjë“, deklaron mesfushori i ekipit friulan. /abcnews.al