Ish-Prokurori i Përgjithshëm William Barr akuzon presidentin në largim Donald Trump për tradhti pasi nxiti mbështetësit e tij që sulmuan dje Kongresin në SHBA.
“Orkestrimi i një turme për të bërë presion në Kongres është i pafalshëm” tha Barr.
“Veprimet e djeshme të presidentit janë një tradhti” shtoi ai, duke e përshkruar “pushtimin” e dhunshëm të ndërtesës së Kapitolit si të egër dhe të mbrapshtë.
Barr, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar, ishte një nga aleatët më të ngushtë të Trump./ db/Abcnews.al


