Trazirat në Kapitol, Sekretarja e Transportit pritet të bëhet e para e kabinetit që jep dorëheqjen

schedule20:14 - 7 Janar, 2021

schedule 20:14 - 7 Janar, 2021

Sekretarja e Transportit Elaine Chao do të bëhet anëtarja e parë e kabinetit të Trump që do të japë dorëheqjen pas trazirave në Kapitol. Sekretarja e Transportit Elaine Chao po jep dorëheqjen, mëson CNN nga një burim i njohur me situatën dhe një zyrtar i lartë i administratës.

Ajo është anëtarja e parë e kabinetit që largohet pas përgjigjes së Presidentit Trump ndaj një turme mbështetësish të tij që “pushtuan” Kapitolin. Chao po e lidh dorëheqjen e saj me mënyrën sesi Trump i trajtoi trazirat në Capitol Hill të mërkurën, tha zyrtari i administratës.

Chao, e cila është gruaja e udhëheqësit të shumicës së senatit Mitch McConnell, pritet të postojë më shumë detaje rreth dorëheqjes së saj së shpejti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!