Si pasojë e motit të keq një banesë në Gjirokastër, rrezikon të shembet.
Ngjarja na ndodhur në lagjen “Punëtori”, ndërsa prej tri vitesh përsëritet e njëjta histori.
“Rreth orës 1 të natës pati rrëshqitje. Jemi shumë të tronditur. Gjatë tre viteve nuk është bërë asnjë ndërhyrje serioze, por vetëm është rregulluar muri dhe është ndërhyrë për të hapur kanalin që të ketë ku të rrjedhë lumi. Jemi në gjendje të vështirë dhe duam një vend ku të flemë të paktë. Jam me katër pjesëtar në familje”, thotë një banor i zonës.
/abcnews.al/