Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Britania e Madhe regjistron numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 që prej 21 prillit

schedule19:32 - 7 Janar, 2021

schedule 19:32 - 7 Janar, 2021

Britania e Madhe ka regjistruar, në një periudhë kohore prej 24 orësh, numrin më të lartë të rasteve fatale nga Covid-19 që nga 21 prilli. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se 1,162 persona të tjerë kanë humbur jetën brenda 28 ditëve pasi kanë rezultuar pozitivë për virusin, që nga e enjtja.

Ky është bilanci më i lartë ditor i raportuar që nga 21 prilli kur u regjistruan 1,224 viktima. Shifrat e reja e çojnë totalin e viktimave në vend në 78,508.

Shifrat vijojnë të  ndikohen nga një vonesë në publikimin e të dhënave të fundit dhe do të përmbajnë disa vdekje që ndodhën gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, të cilat sapo janë raportuar.



Shifrat e ndara të publikuara nga agjencitë e statistikave të Britanisë për vdekjet ku Covid-19 është përmendur në certifikatën e vdekjes, së bashku me të dhëna shtesë për vdekjet që kanë ndodhur ditët e fundit, tregojnë se deri më tani janë regjistruar  94,000 vdekje që përfshijnë Covid-19 në vend.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi po ashtu se që nga ora 9 e mëngjesit të së enjtes, u konfirmuan edhe 52,618 raste pozitive nga laboratori i koronavirusit në vend. Shifrat e reja e çojnë numrin e të infektuarve në Britaninë e Madhe në  2,889,419. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!