Drenica “zjarr” në merkato, Drenica prezanton dy ish-ët e Laçit

schedule15:44 - 7 Janar, 2021

schedule 15:44 - 7 Janar, 2021

Drenica është klubi më aktiv në merkaton e Kosovës. Ditën e djeshme klubi i njohur zyrtarizoi afrimin e Behar Ramadanit, ndërsa sot vijnë dy lojtarë të tjerë të njohur.

Eglentin Gjoni dhe Donald Rapo janë dy afrimet e radhës. Rapo vjen nga Laçi, ku hapësirat në këtë sezon munguan. Ndërkohë Gjoni ishte pjesë e Llapit, pasi la në verë kurbinasit.

Aventura në Podujevë nuk shkoi në mënyrën më të mirë dhe të dy palët akordin për të ndërprerë kontratën. Drenica është në luftë për mbijetesë këtë sezon.

POSTIMI – Gjoni dhe Rapo, përforcimet e radhës! Në vazhdën e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021, drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë.

Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglentin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse se fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.

Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanellën kuq e zi , deri në fund të këtij kampionati. Rapo se fundmi u aktivizua të skuadra e Laçit në Shqipëri. Drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim , do të prezantojnë edhe përforcime tjera. /abcnews.al