Kukësi ka zyrtarizuar një largim. Mbrojtësi boshnjak, Kenan Horic, i afruar në merkaton e verës, është larguar para kohe nga verilindorët. Klubi verilindor ka dalë me njoftim dhe ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit.
Njoftim i klubit!
Futbollisti Kenan Horic nuk është më pjesë e klubit të Kukësit. Pas një diskutimi mes palëve, është…Posted by F.K Kukësi Albania on Thursday, January 7, 2021
“Futbollisti Kenan Horic nuk është më pjesë e klubit të Kukësit. Pas një diskutimi mes palëve, është arritur marrëveshja e dyanshme për të ndërprerë këtu bashkëpunimin.
Horic u bë pjesë e skuadrës sonë në merkaton e verës dhe zhvilloi disa ndeshje me ekipin në Europë e kampionat. Klubi i uron mbrojtësit suksese në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë. Faleminderit Kenan”, shkruan klubi i Kukësit. /abcnews.al