Reagimi i Veselit: Ideja për ndryshimin e kufijve, plan i vjetër i Serbisë

schedule11:14 - 6 Gusht, 2018

schedule 11:14 - 6 Gusht, 2018

Ka zgjedhur të reagojë me anë të një shkrimi në median e shkruar kosovare, kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli për sa i përket idesë së ndryshimit të kufijve me Serbinë. Veseli u shpreh se kjo ide është një plan i vjetër i vetë Beogradit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë kundër ideve për ndryshim të kufijve të Kosovës me Serbinë. Së fundi, këtë ide e ka përkrahur presidenti i kosovës Hashim Thaçi i cili zgjedh ta cilësojë si “korrigjim kufijsh”. Por, për Veselin këto janë plane të vjetra të Serbisë.

Presidenti Hashim Thaçi së fundmi po lobon për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë, por po përballet me shumë kundërshtime, edhe nga ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë Kadri Veseli. Kreu i PDK-së është shprehur se idetë për ndryshim kufijsh të Kosovës janë plan i vjetër serb, dhe si të tilla kanë marrë fund përgjithmonë në vitin 1999.

“Ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999”, shkruan Veseli në një editorial të publikuar në Gazetën Express.

Madje, kryeparlamentari thotë se Serbia po prodhon “fakeneus” të tilla në Kosovë për të prodhuar tensione dhe perceptim ndërkombëtar për Kosovën si një vend jo I qëndrueshëm. Sipas tij në të njëjtën kohë, Serbia, e interesuar në vazhdimësi për trazira në Kosovë, me propagandën e saj politiko-mediale, duke përdorur teknikat e reja të fake neus, vazhdon të kontribuojë për këtë klimë të tensionuar. Kjo duke dashur që Kosova të japë në skenën ndërkombëtare përshtypjen e një vendi që nga dita në ditë pritet të shpërthejë dhe shpërbëhet!”, shkruan ndër të tjera Veseli. /abcnews.al