Rama: Shumë shpejt Forcat e Armatosura do kenë muzeun e tyre! Vandalët dikur i shisnin për skrap

schedule08:17 - 7 Janar, 2021

schedule 08:17 - 7 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura ku do të ekspozohen një pjesë e logjistikës së tyre ndër vite. Rama thotë se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga ata që kreu i qeverisë i quan vandalë.

“Mirëmëngjes shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë…

Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim”, shkruan Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!