Kryeministri britanik Boris Johnson iu bashkua liderëve të tjerë botërorë duke dënuar dhunën në Shtetet e Bashkuara.
“Skena të turpshme në Kongresin amerikan. SHBA-ja mbështet demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit”, shkroi ai në Twitter.
Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, i quajti ngjarjet totalisht të tmerrshme.
Turmat e zemëruara të protestuesve pro-Trump u përplasën me policinë dhe sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, Kapitol Hill, ku deputetët do të certifikonin fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit./abcnews.al