Së fundmi SEMrush ka bërë një studim, që zbulon se Neymar është futbollisti më i kërkuar në Google, duke lënë pas gjithë yjet e tjerë të futbollit botëror, përsa i përket vitit 2020.
Braziliani e mbron këtë titull sepse edhe në 2019 i njëjti studim e nxori më të kërkuarin në motorin më të madh të kërkimit në glob, Google. Ai u kërkua mesatarisht 482,636 herë në muaj, duke lënë pas Ronaldon.
Portugezi u kërkua rreth 325,909 herë në muaj, duke zënë vendin e dytë në këtë renditje. Shumë poshtë Leo Messi, i cili u kërkua vetëm 118,545 herë në muaj, duke u renditur i nënti. Kylian Mbappe ylli tjetër i futbollit botëror renditet i gjashti me 147,955 kërkime mesatarisht në muaj. /abcnews.al