Policia e Dibrës një ditë më parë bëri apel për drejtuesit e mjeteve të cilët duhet të shmangin alkoolin, por këtë të dielë një shofer autobuzi me 30 persona brenda ishte i dehur.
Në momentin kur u ndalua Enver Koçi, 49 vjeç nga Bulqiza, rezultoi se ishte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l.
Përveç kësaj ai drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike dhe pa u pajisur me leje drejtimi. Po në këtë rrugë u arrestua dhe një shofer furgoni që udhëtonte nga Dibra në drejtim të Tiranës. Edhe Kujtim Gjoni ishte në gjendje të dehur./abcnews.al
Dibër, pranga shoferit të dehur, në autobus ishin 30 persona
schedule15:39 - 5 Gusht, 2018
schedule 15:39 - 5 Gusht, 2018