Mesfushori i Liverpool, Georgino Wijnaldum, është shumë pranë largimit nga klubi anglez. Në fakt ai është lidhur prej muajsh me një kalim të mundshëm drejt Barcelonës, por tashmë gjërat po bëhen më konkrete.
Sipas raportimit të “The Mirror”, holandezit i është ofruar rinovimi nga “The Reds”, por ai nuk ka pranuar çka ka shtuar më shumë zërat e merkatos. Kujtojmë që kontrata e 30-vjeçarit përfundon këtë verë dhe nëse lojtari nuk largohet deri në fundin e këtij muaji, atëherë Liverpool do ta humbasë me parametra zero atë.
Wijnaldum ka luajtur në çdo ndeshje të Premier League këtë sezon dhe vazhdon të mbetet një nga shtyllat e formacionit të Jurgen Klopp. Katalanasit duket se do të presin fundin e sezonit për të arrtiur tek shërbimet e tij dhe atje Gini do të gjente një trajner si Koeman, i cili e simpatizon shumë mesfushorin. /abcnews.al