Flitej se ishte në një lidhje me Nicola Zaniolon, modelja rumune sqaron gjithçka

schedule22:15 - 6 Janar, 2021

schedule 22:15 - 6 Janar, 2021

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, është përfshirë së fundmi në një trekëndësh dashurie. Në ditët e fundit flitet se italiani është në një lidhje me modelen rumune, Madalina Ghenea. Përpos këtyre fjalëve ai gjithashtu përflitet se pret një fëmijë nga ish-e dashura e tij, Sara Scaperrotta.

 

Por, reagimi ka ardhur nga Ghenea, e cila ka mohuar çdo lloj thashethemi që e lidh atë me futbollistin romak. “Nicolo është një djalë shumë i mirë, një nga njerëzit më të mirë që kam takuar dhe të gjithë ne e dimë që ai është një talent.

 

Jam shumë e lumtur që kam patur mundësinë për ta njohur atë. Ai ka hyrë në zemrën time dhe do të bëj gjithmonë tifo për të. Por, dua të sqaroj diçka. Ne nuk jemi të fejuar”, janë fjalët e modeles. Nga ana tjetër nuk ka patur asnjë reagim nga Zaniolo, i cili aktualisht është i dëmtuar dhe ka zgjedhur të distancohet nga rrjetet sociale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!