BB: Parashikime optimiste për ekonominë shqiptare

schedule15:50 - 6 Janar, 2021

schedule 15:50 - 6 Janar, 2021

Nga Erblina Mile

Rritja ekonomike në Shqipëri parashikohet të jetë më pozitive në 2021. Banka Botërore ka publikuar treguesit për ecurinë ekonomike si çdo fillim viti  dhe për këtë vit të niveli pritet të  jetë 5.1%, nga 5% që u parashikua në vjeshtën e vitit të kaluar nga ky institucion.

Po ashtu  ndryshim ka pasur dhe në nivelin e parashikuar për tkurrjen ekonomike për vitin e kaluar duke e zbutur  normën nga -8.4% që parashikohej në raportin e fundit në -6.7%. Sipas Bankës Botërore të varur nga turizmi veçanërisht Shqipëria dhe Mali i Zi, parashikohet të përjetojnë një kthim më të fortë të aktivitetit ekonomik  sesa vendet e tjera të nënrajonit. Rritjen më të madhe ekonomike në rajon për këtë vit parashikohet ta ketë Mali i zi ndërsa Shqipëria renditet vendi i dytë në rajon.

Rritja ekonomike në vendet e rajonit pritet të ndikohet edhe nga besimi i konsumatorit dhe biznesit që pritet të rikthehen pasi COVID-19 të vihet nën kontroll dhe  të nisë vaksinimi. Por një ndër risqet më të mëdha të ecurisë ekonomike mbetet  edhe mundësia e përkeqësimit të pandemisë dhe rritja e rasteve të COVID-19 në Evropë që mund të çojnë në kufizime dhe përgjigje më të rrepta përsa i përket shpenzimeve nga familjet dhe firmat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!