Një operacion i përbashkët i Policisë së Shkodrës me Policinë e Malit të Zi është finalizuar me sekuestrimin e 67.5 kg kanabis sativa. Tre persona janë shpallur në kërkim dhe policia po vazhdon në ndjekjen e tyre. Ata u pikasën në mëngjes në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportone nga një thes me kanabis. Tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur thasët me lëndë narkotike në shkurre dhe duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi të kufirit me Malin e Zi.
Operacion i përbashkët me policinë e Malit të Zi
schedule15:37 - 15 Tetor, 2017
schedule 15:37 - 15 Tetor, 2017