Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operohet pas aksidentit të frikshëm, drejtuesi i Romës në gjendje të rëndë

schedule11:43 - 6 Janar, 2021

schedule 11:43 - 6 Janar, 2021

Momente tmerri për Morgan De Sanctis. Ish-portieri i njohur italian, aktualisht drejtori sportiv i Romës, ka pësuar një aksident të frikshëm.

43-vjeçari nuk u nis me ekipin ditën e djeshme drejt Crotones, aty ku Roma do të luajë sot për llogari të Serie A.

De Sanctis ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka ndodhur aksidenti i frikshëm. Drejtuesi i verdhekuqve është transportuar menjëherë drejt spitalit.



Gjendja e tij është e rëndë. Ish-portieri është operuar sapo ka mbërritur në spital dhe ndodhet në terapi intensive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!