Gjuetia e paligjshme vijon të jetë problem në Lagunën e Nartës. Mëngjesin e sotëm disa peshkatarë të zonës kanë konstatuar një flamingo e cila është qëlluar me armë gjahu.
Më herët ky shqetësim është ngritur nga administrata e zonave të Mbrojtura, nën administrimin e së cilës është edhe zona Vjosë-Nartë. Dy muaj më parë policia nisi një aksion për të sekuestruar mjetet e peshkimit dhe të gjuetisë së paligjshme në këtë zonë.
Flamingo është një ndër shpendët më të veçantë për shkak të kontrasteve midis ngjyrave rozë, të zezë dhe rozë. Ato rriten në zona ujore të gjera, të cekëta, kripore, në disa raste mund të shihet edhe në brigje baltore dhe plazhe.
Në vendin tonë ato janë mjaft të rralla. Ato janë rikthyer vitet e fundit në lagunën e Nartës dhe në Karavasta./mv.abcnews.al