Moreiro prezantohet te Dinamo, Miccoli: Kopjojmë portugezët e Benfica

schedule19:37 - 5 Janar, 2021

schedule 19:37 - 5 Janar, 2021

Francesco Moreiro, ish-lojtari i Interit, Romës dhe Napolit do të drejtojë Dinamon me synim ngjitjen në Superiore. Krahu i tij i djathtë do të jetë një tjetër emër i njohur i futbollit italian, Fabrizio Miccoli. Të dy sot kanë dalë para mediave dhe janë prezantuar.

Trajneri Moriero ka folur për zgjedhjen e Dinamos si hapin e radhës në karrierë: “Jo çdo gjë është paraja. Kam ardhur më parë këtu të vëzhgoja disa lojtarë. Krijuam lidhje me presidentin Pontreli dhe ai më thirri në Romë një bashkëbisedim.

U fol për një ekip që është në vendin e parë dhe e kuptova rëndësinë. Objektivi ynë është të vazhdojmë me këto rezultate. U thashë djemve në stërvitje se duhet të punojmë çdo ditë për të punuar, të jemi me këmbë në tokë. Gjëja më e rëndësishme është të shkruajmë historinë”.

“Dua që Dinamo të krijojë identitetin e saj. Kam parë ndeshjet bashkë me Fabricion. Dinamo ka shumë potencial. Nuk mund t’ju jap një premtim në këtë moment, sepse premtimet nuk ekzistojnë në futboll. Ndeshjet do t’i marrim me radhë dhe t’i fitojmë”, tha Moriero para mediave.

Më pas fjalën e mori Fabrizio Miccoli: “Morieron e kam mik, është përvoja e parë si trajner. Nëse do të duhet që Dinamo të shënojë, do të futem në fushë. Kam akademinë time dhe gjendesha shumë mirë. Erdha në Shqipëri për të punuar me Morieron, që kam mik. Nuk kam pasur oferta”.

Miccoli në Itali është dënuar për zhvatje dhe kjo ia ka dëntuar imazhin dhe ka bërë që të mos ketë oferta.  “Ka ndodhur në 2008, ishte ora 05:00 e mëngjesit dhe kishim fituar kampionatin. Ka 9-10 vjet që kam kërkuar falje”.

Veçse do të jetë zëvendëstrajner, italiani do të jetë përgjegjës edhe për akademinë e Dinamos. “Identiteti i klubit fillon nga të rinjtë që është përgjegjësia ime te Dinamo. Po të zgjidhja si shembull, do të veçoja klubin e Benfica, sepse ka prodhim në madh në çdo sport”, tha Miccoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!