Ferhan Hasani dhe Alesio Abibi, janë dy lojtarët shqiptarë prej të cilëve ka të reja. Portieri, i cili në verë u rikthye në Superiore te Kastrioti dhe u largua shpejt, do ta vijojë karrierën në Irlandë, pasi ka nënshkruar me Dundalk.
Pas eksperiencave në Itali dhe Spanjë, tani ai do të një tjetër aventurë. Në Shqipëri Abibi është aktivizuar edhe me Tiranën, para dy sezonesh. Sa i takon Ferhan Hasanit, kampion në Finlandë me Helsinki vjet, ai kërkohej nga Tirana.
Kampionët në fuqi i kishin ofruar një marrëveshje të mirë, por nuk pati akord. Një ditë më parë u lakua edhe Partizani si opsion, por nga India vijnë lajme të tjera dhe thuhet se Buba e ka mbyllur me skuadrën e Chennaiyin FC. /abcnews.al