Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shqipja përballë latinishtes daton në shek e I para Krishtit

schedule22:27 - 5 Janar, 2021

schedule 22:27 - 5 Janar, 2021

Nga Leontina Nika

Studimi “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” i studiueses Evalda Paci sjell një kontribute mbi marrëdhëniet ndërgjuhësore.

Studiuesja sjell me fakte se ndërveprimi është i hershëm që në shekullin e parë para Krishtit në Iliri.



Në këtë studim nënvizohen dhe qasja e domosdoshme mbi afritë dhe diferencimet mes gjuhëve, të para dhe në vështrime krahasuese e kronologjike që u shërbejnë disiplinave të caktume kryesisht historike.

“Është vështirë të ndahen njëri nga tjetri kur kryhen studime të kësaj natyre. Sidomos në rastet kur nuk di se kur është shtypur vepra apo kush ka qenë editori. Duhet të jemi parasysh një zhvillim konkret se kur ka filluar shtypshkrimi realisht dhe me këtë duhet të lidhet edhe historiku i Mesharit, apo libra të tjerë të ngjashëm”, thotë ajo.

Shqipja nuk është e vetmja gjuhë e cila librin e parë e ka të dokumentuar vonë, në shekullin e 16 siç është “Meshari” i vitit 1555, por rrugëtimin Paci e vazhdon me autorët e tjerë të rëndësishëm të Historisë së Letërsisë Shqipe.

Studiuesja Evalda Paci është bashkëpunëtore e rregullt e “Hyllit të Dritës” që prej vitit 2008”.

Shkrimet e vlefshme rreth autorëve të vjetër të gjuhës shqipe dhe Fretëve të Urdhnit Françeskan, kanë zbardhur faqe të panjohura rreth kontributeve të tyre, duke zbuluar rishtas rëndësinë e traditës françeskane për kulturën mbarëshqiptare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!