Vendimi për mos – ektradimin e Assange: Rezultati i duhur, arsyet e gabuara

schedule12:57 - 5 Janar, 2021

schedule 12:57 - 5 Janar, 2021

Nga Owen Jones, The Guardian

Ekstradimi i Julian Assange në SHBA  nuk do të ndodhë . Ky vendim nga gjyqtarja Vanessa Baraitser është një fitore, por jo një fitore e bazave mbi vlerat parimore që duhet të formojnë bazën për të  kundërshtuar  ekstradimin e tij.

Baza ligjore e vendimit është se “ekstradimi do të ishte diçka negative për shkak të gjendjes së tij psikologjike “.

Themeluesi i WikiLeaks ka një “depresion të përsëritur” dhe ai ka të ngjarë të burgoset në një burg të sigurisë së lartë, ku procedurat nuk do ta ndalonin Assange “të gjente një mënyrë për të kryer vetëvrasje”.

Në fakt ky ishte vendimi i duhur, por për një arsye të gabuar.

Kjo pasi  një gjykatë britanike ka vendosur që sistemi i burgjeve në SHBA është tepër barbar për të garantuar sigurinë e Assange. Por kjo ka të bëjë me diçka shumë më të madhe se Assange: ka të bëjë me gazetarinë, shtypin e lirë dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, aftësinë për të zbuluar mizoritë e kryera nga superfuqia më e madhe në botë.

Assange nuk është ende i lirë: SHBA-ja mund të apelojë vendimin nga gjykata e nivelit më të ulët – ai tani mund të lirohet me kusht duke pasur parasysh gjendjen e tij psikologjike por ekspertët ligjorë besojnë se kjo është diçka e vështirë të arrihet.

Më shumë se një dekadë më parë, Chelsea Manning arriti të siguronte dokumente të klasifikuara nga serverat ushtarakë amerikanë, duke zbuluar – më famëkeqin një video të vitit 2007 të ekuipazhit amerikan duke qeshur pasi vranë 12 njerëz të pafajshëm, përfshirë dy punonjës irakianë.

Të dhëna  të tjera tregojnë se si qindra civilë në Afganistan janë vrarë nga forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.  Një tjetër dokument zbuloi skandalet dhe korrupsionin në regjimin e mbështetur nga perëndimi i Tunizisë, duke ndihmuar në nxitjen e një  proteste që rrëzoi sundimtarin e saj autokrat, Zine al-Abidine Ben Ali.

Manning fillimisht iu drejtua gazetave amerikane duke u siguruar  informacione të nevojshme, por pa fat, kështu që në vend të kësaj shkoi tek organizata WikiLeaks e Assange, e cila botoi materialin.

Është pikërisht kjo arsyeja që SHBA kërkon të burgosë Assange.  Autoritetet amerikane kanë frikë se nëse Assange nuk përballet me sistemin e  tyre çnjerëzor të burgjeve, atëherë të tjerët nuk do të zbulojnë mizoritë e SHBA-së.

Ja pse ka rëndësi. Aftësia e SHBA-së për të ushtruar  dhunë ndaj të huajve varet nga qytetarët e tyre të brendshëm që nuk janë të vetëdijshëm për pasojat.

Qytetarët amerikanë, krijuan një tjetër pikëpamje të luftës së Vietnamit kur panë pamje të fëmijëve që ulërinin me rrobat e tyre të djegura, apo për qindra që u masakruan nga forcat amerikane në masakrën My Lai .

Që nga ajo kohë, qeveria e SHBA-së është bërë më e aftë në menaxhimin e mbulimit mediatik, përfshirë përfshirjen e gazetarëve në njësitë ushtarake. Përdorimi i sulmeve të dronëve – përshpejtuar në mënyrë drastike nga Barack Obama, i cili i përdori ato 10 herë më shumë se paraardhësi i tij  vranë një numër të panjohur civilësh që mbetën kryesisht anonimë.

Viktimat civile nga sulmet ajrore në Afganistan u rritën me 330% gjatë 4 viteve nën udhëheqjen e Donald Trump, dhe ai jo vetëm që rriti sulmet me dron, por revokoi një politikë për të publikuar numrin e civilëve të vrarë nga sulmet e dronëve jashtë zonave të luftës.

Ushtria amerikane nuk mund të lejohet të veprojë pa u ndëshkuar. Dhe ndërsa Assange mund të lirohet edhe pse asgjë nuk është e sigurt – argumenti për zbulimin e së vërtetës në lidhje me luftërat e zhvilluara në emër të popullit amerikan është më i ashpër se kurrë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!