Protestat kundër vaksinimit nuk janë asgjë e re, megjithëse në të kaluarën ato ishin të justifikuara.
Vaksina kundër lisë njihet si vaksina e parë e zbuluar në histori. Zbulimi i saj daton shumë vite më parë. Dorëshkrimet e para rreth vaksinimit i përkasin teknikës së variolacionit, praktikuar nga kinezët në shekullin XV.
Mary Montagu, bashkëshorte e ambasadorit britanik, u bë dëshmitare e kësaj metode të përdorur në Perandorinë Osmane në 1721. Ajo e shpjegoi këtë metodë të përdorur kundër lisë në Stamboll në një letër drejtuar Papës dhe kërkoi leje për t’ua bërë atë fëmijëve të saj.
Kjo letër është dokumenti ekzistues më i vjetër për vaksinën dhe falë saj vaksina nis të aplikohet në Europë dhe Amerikë.
Variolacioni ishte e vetmja praktikë e njohur e vaksinimit derisa mjeku Edward Jenner zhvilloi vaksinën moderne të lisë në vitin 1798. Por kur Edward Jenner, shumë persona e ofenduan dhe e akuzuan që po përpiqej të fitonte para.
Rivalët e tij theksuan mungesën e tij të kualifikimeve profesionale, ndërsa një satirist imagjinonte duke thënë se fëmijët e tij u kthyen në lopë pasi u vaksinuan.
Së pari, Jenner vaksinoi djalin e kopshtarit të tij dhe, dy muaj më vonë, e ekspozoi atë qëllimisht ndaj lisë. Djali nuk u infektua, kështu që Jenner ishte gati të niste procedurën e tij të re.
Mjekët tashmë po praktikonin variolacionin, i cili ishte metoda e inokulimit që u përdor për herë të parë për të imunizuar individët kundër lisë me materialin e marrë nga një pacient ose një individ i vaksinuar kohët e fundit, me shpresën se do të rezultojë një infeksion i lehtë, por mbrojtës.
I rrezikshëm dhe i pakëndshëm – por funksionoi.
Në të kundërt, rekomandimi kundër-intuitiv i Jenner ishte ndotja e trupave njerëzorë me materie nga një krijesë më e ulët në hierarkinë e Zotit. Këto dyshime u konfirmuan kur pacientët reaguan keq, ndoshta për shkak të higjienës jo shumë të mirë mjekësore. Në propagandën e tij kundër vaksinimit, mjeku Rowley i Oksfordit tregoi një djalë me gjëndra të ënjtura, duke theksuar se ai se ‘po merrte pamjen e një lope’.
Kundërshtimi ndaj Jenner u zbeh ngadalë, por pati sërish debate në 1853 kur qeveria e bëri të detyrueshme vaksinimin e të gjithë foshnjave të porsalindura.
Ajo që tingëllon si një masë e ndjeshme shëndetësore në fakt shkaktoi trazira dhe demonstrata. Antagonistët nga kampet kundërshtare kishin mosmarrëveshje për dy çështje kryesore: rreziqet klinike dhe përfitimet.
Personat që ishin kundër vaksinave shprehën disa argumente të forta.Procedura ishte e gjatë, e dhimbshme dhe nganjëherë kërcënuese për jetën. Prindërit do të ishin të lumtur nëse foshnjat do të ishin të sigurta dhe nëse vaksina do të siguronte imunitet.
Por, mbledhja e të dhënave ndryshoi gjatë shekullit, nuk kishte prova që kundërshtonin që vaksinimi garantonte mbrojtje.
Përbërja e vaksinës me materialin e huaj kërcënonte pastërtinë e dhënë nga Zoti për një foshnjë të pafajshme. Prindërit jo vetëm që kundërshtuan ndotjen e foshnjave të tyre me lëndë të tilla por gjithashtu këmbëngulën që kalimi i lëngjeve trupore midis fëmijëve mundësonte transmetimin e infeksioneve.
Ndoshta çmenduria dhe sëmundjet progresive ishin të pranishme në serumin që u injektua pasi një foshnjë mori qeliza nga një që ishte Irlandeze apo me ngjyrë.
Zemërimi i njerëzve u përkeqësua edhe më tepër nga konfliktet për të mësuar shkakun e lisë. Reformatorët ranë dakord që lagjet e varfra dhe të mbipopulluara duheshin pastruar.
Sipas tyre, njerëzit e varfër ishin fajtorë për përhapjen e sëmundjes përmes dështimit të tyre për ta mbajtur veten të pastër dhe për tu ushqyer mirë.
Por a ishte vaksinimi një taktikë tjetër e klasave të larta për t’u vaksinuar përpara njerëzve të tjerë?
Në 1898 u prezantua një klauzolë e re që lejonte prindërit të tërhiqnin fëmijët nga programi kombëtar i vaksinimit. Ndërsa popullatat u zgjeruan dhe shoqëritë u bënë më demokratike, frika personale dhe kombëtare pushtoi Europën.
Në një përpjekje për të kënaqur të gjithë, qeveria e shtyrë përmes legjislacionit duket se përkeqësoi më tepër situatën.
Prindërit duhej të bindnin një gjykatës se vaksinimi do të dëmtonte shëndetin e fëmijës së tyre. Kundërshtarët menjëherë theksuan se forca e një besimi është e paprekshme dhe e pamundur të matet.
Aplikimet shpesh refuzoheshin, duke përkeqësuar kështu pakënaqësinë ekzistuese midis njerëzve të klasës së ulët, të cilët e konsideronin vaksinimin si një formë tjetër të shtypjes.
Me 1908 qeveria ra dakord që gratë mund të merrnin vendime vetë, por zgjedhja u bë më e lehtë dhe shumë foshnje nuk u vaksinuan: nuk ishte një lëvizje pozitive për shëndetin fizik të kombit, por një hap i vogël drejt barazisë gjinore dhe klasore.
Dhe kur shpërtheu lufta në 1914, termi “Liria e Ndërgjegjes’ mori një tjetër jehonë.
Rreth 100 vite më vonë, mikrobiologu Louis Pasteur zbuloi se mikrobet janë burimi i sëmundjeve infektive dhe zhvilloi vaksinën kundër tërbimit, një nga shërbimet më të mëdha për njerëzimin. Sot, 10 milionë njerëz mbijetojnë çdo vit falë vaksinave. Vaksina shpëton më shumë jetë njerëzore sesa çdo zhvillim tjetër shëndetësor anembanë botës. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

