Policia greke vijon punën për zbardhjen e plotë të një ngjarje makabre të zdukuar disa ditë më parë. Vrasja dhe futja e trupit në valixhe e një 38 vjeçarje kineze duket se dyshimet kryesore janë mbi mafian kineze.
Valixhja me trupin e gruas është gjetur në Vilia. 38-vjeçarja kishte ardhur në Greqi në vitin 2010, përmes Evros. Në fillim ajo ishte arrestuar ndërsa më pas ishte lënë e lirë, ndaj dhe autoritete e kanë pas më të lehtë identifikimin e kufomës së saj të gjetur në një valixhe nga një gjahtar.
Mediat greke bëjnë me dije se policia thekson se dyshimet kryesore me këtë ngjarje të rëndë kanë të bëjnë me faktin se 38 vjeçarja mund të ketë qenë në kontakt me anëtarët e mafies kineze në mënyrë që të mund të udhëtonte nga vendi i saj në Athinë.
Ndër të tjera bëhet me dije se 38 vjeçarja më parë akuzohet për përfshirjen e saj me një rrjet kontrabande . Vihet re se objekti kryesor i mafies kineze në të gjithë botën është trafikimi i njerëzve, kryesisht shtetas kinezë, nga Kina në vendet evropiane.
Nën mikroskopin e Autoriteteve janë edhe njerëz që shoqëruan 38-vjeçaren në vizitat e saj në kazinotë në Athinë dhe Loutraki./abcnews.al