Mbrëmjen e djeshme Tirana bëri një lëvizje të bujshme në merkato, duke huazuar deri në fund të sezonit sulmuesin e kombëtares, Taulant Seferin nga zviceranët e Young Boys.
Zyrtarizimi erdhi mbrëmjen e djeshme, teksa tifozët e Tiranës, si rrallëherë janë dukur shumë në kënaqur në komentet e tyre në postimin e zyrtarizimit të 24-vjeçarit në rrjetet sociale.
Pas konfirmimit të huazimit në rrjetet e tij sociale ka shkruar edhe Seferi, i cili shprehet se do bëjë maksimumin për të ndihmuar Tiranën të shkojë drejt titullit dhe kjo eksperiencë do e ndihmojë për të arritur të rikthehet të luajë në nivele të larta.
POSTIMI – “Do jem në huazim për 5 muaj te KF Tirana do ta ndihmoj ekipin duke dhënë maksimumin tim me shpresë që fundi i sezonit të jemi kampion të pa diskutueshëm duke shpresuar se në klub ka frymëzim kampioni duke dhënë më të mirën nga vetja për ekipin, ky huazim do të më ndihmoj edhe mua që të kthehem më i fuqishëm aty ku kam dhe vendin”. /abcnews.al