Moderatorja e njohur Fiori Dardha ka humbur nënën e saj. Lajmin e ka bërë me dije vetë Fiori përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se do të jetë përherë pjesë e pandashme e saj.
“Po tani mam’? Po tani?! ?. E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!
Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! ? Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja!
Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’! ❤️”, ka shkruar Fiori./abcnews.al