Një i moshuar është lënduar si pasojë e zjarrit që përfshiu apartamentin ku banon në lagjen nr. 4 në Korçë.
75-vjeçari me inicialet A.Dh. si pasojë e asfiksisë ka pasur probleme shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë në spitalin e Korçës.
Shkak i zjarrit nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë rezistenca, të cilën çifti i moshuar e përdorte për ngrohje.
Gazetarja e “ABC” Lediona Xheladinaj mëson se i moshuari ka pësuar lëndime të lehta, pa pasoja.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë për të shuar flakët që përfshinë apartamentin në lagjen nr.4 në Korçë./ db/Abcnews.al