Përgjysmohen testimet, 185 raste të reja me COVID-19 dhe 6 humbje jete sot në Shqipëri

schedule16:16 - 4 Janar, 2021

schedule 16:16 - 4 Janar, 2021

Vetëm 185 raste me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ulja drastike e rasteve me COVID-19 ka ardhur edhe si pasojë e numrit të vogël të testimeve që janë bërë në 24 orët e fundit, vetëm 1281 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontakte, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet e vetme që kemi në dorë për të luftuar virusin e rrizikshë në pritje të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)
Raste të reja ditore 185
Të shëruar në 24 orë 348
Të shtruar në spitale 274
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1,281

Testime totale 269,383
Raste pozitive 59,623
Raste të shëruara 34,996
Raste Aktive 23,428
Humbje jete 1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13577
Fier 1668
Shkodër 1315
Durrës 1187
Vlorë 942
Korçë 946
Lezhë 901
Elbasan 874
Berat 770
Gjirokastër 490
Kukës 396
Dibër 362

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!