“Si në Karaibe”, Rama ndjek nga afër punimet në Lungomare

schedule12:39 - 4 Janar, 2021

schedule 12:39 - 4 Janar, 2021

Kryeministri, Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka ndjekur nga afër punimet në Lungomare.

Teksa shpjegoi vijimësinë e punimeve, Leli tha se asnjëherë nuk ka pasur një standard të tillë të plazheve publike në Shqipëri.

“Nuk ka pasur ndonjëherë një standard të tillë të plazheve publike në të gjithë territorin e Shqipërisë. E kemi thënë të gjithë se kemi një standard plazhesh me 5 yje. Punimet janë realizuar me një cilësi të lartë”, tha Dritan Leli.

Po ashtu ai theksoi se investimet krijojnë atraksione edhe për investitorët privatë, ndërsa shtoi se pavarësisht kritikëve, tashmë sipas tij plazhi ka marrë pamjen e Karaibeve: “Tani inertet janë pastruar dhe po ta shohësh plazhi duket si në Karaibe”, u shpreh Leli.

Ndërkohë kryeministri Rama theksoi se ky park po ndërtohet me pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike.

“Po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!