Mutacioni i virusit në Afrikën e Jugut, më i rrezikshëm se ai i zbuluar në Angli

schedule12:05 - 4 Janar, 2021

schedule 12:05 - 4 Janar, 2021

Sekretari Britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha të hënën se ai është “tepër i shqetësuar për variantin e ri të koronavirusit në  Afrikën e Jugut” dhe e përshkroi atë si “më të rrezikshëm” sesa lloji i ri në Mbretërinë e Bashkuar.

Britania e Madhe tashmë ka kufizuar fluturimet nga Afrika e Jugut dhe ka urdhëruar këdo që udhëton të karantinohet pas mbërritjes.

Ndërkohë, një shkencëtar kryesor i Oksfordit ka thënë se ekzistonte një “pikëpyetje e madhe” rreth efektivitetit të vaksinave aktuale për sa i përket variantit të koronavirusit në Afrikën e  Jugut.

Varianti në Mbretërinë e Bashkuar besohet të ketë origjinën nga Anglia juglindore. Shkencëtarët britanikë kanë deklaruar se variantet e mutacioneve e bëjnë virusin të  transmetohet më lehtë, megjithëse nuk duket se shkakton sëmundje më të rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!