Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I vendosi tritol objektit të biznesmenit në Lezhë, gjykata jep vendimin për 21-vjeçarin

schedule11:25 - 4 Janar, 2021

schedule 11:25 - 4 Janar, 2021

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, i arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasëse në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura mësohet se i riu nga Larushku i Krujës, nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, por gjatë marrjes në pyetje ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Lidhur me akuzën për 21-vjeçarin, prokuroria ka marrë disa kamera sigurie dhe ka identifikuar një automjet që sipas organit të akuzës është marrë me qira nga i riu gjatë periudhësh që ka ndodhur ngjarja.

Erald Pajtani u arrestua më 31-dhjetor si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në kolonat e objektit në ndërtim të pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur me 19-nëntor të vitit 2020. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!