“Më sill një latine me të pasme të mëdha”, ylli i Cityt nuk i ndahet skandaleve

schedule23:14 - 3 Janar, 2021

schedule 23:14 - 3 Janar, 2021

Manchester City gjatë javëve të fundit është përfshirë nga një infektim masiv me Covid-19 të disa prej lojtarëve të ekipit të parë dhe pjesëtarëve të stafit.

Mes të infektuarve është edhe Benjamin Mendy. Me shumë mundësi francezi është infektuar në një festë të madhe të organizuar pak ditë para natës së ndërrimit të viteve.

 

Mësohet se ai fillimisht ka organizuar një festë të madhe me të dashurën dhe shoqërinë e tij. Më pas raportohet se Mendy ka dashur të organizojë një tjetër festë, ku të ftojë femra seksi dhe të argëtohet me ta në fshehtësi të së dashurës.

Për të plotësuar dëshirën e tij, Mendy ka telefonuar menaxherin e një kompanie modelingu në Londër, vend ku e dashura e tij kishte shumë njohje dhe qëndronte edhe frika e njohjes me ndonjërën prej tyre.

 

Në një video të zbuluar nga vetë menaxheri shfaqet mbrojtësi i Manchester City duke kërkuar një modele latine me b*thë të mëdha.

“Ti je shok i mirë. Besoj e di se në të gjitha vajzat e tua, ka disa që më pëlqejnë. Por kam frikë sepse e dashura ime është nga Londra dhe mund të njohë ndonjërën prej tyre dhe të më zbulojë.

Do të më pëlqente një latine me b*thë të mëdha”, mësohet të jetë shprehur Mendy në bisedën me menaxherin e shtëpisë së modelingut. /abcnews.al