Pas mbarimit të festave të fundvitit, numri i njerëzve që regjistrohen në palestra rritet shumë. Njerëzit kërkojnë programe të shpejta për të humbur peshë, për të hequr qafe kilet e shtuara gjatë pushimeve. Ka shumë dieta që premtojnë rezultat të shpejtë, megjithatë, nutricionistët paralajmërojnë se këto dieta nuk janë vetëm false, por janë edhe të pashëndetshme. Ekspertët kanë ndarë disa mënyra sesi të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurt pas pushimeve.
Dilni me rezolutën e Vitit të Ri
Kjo është koha e duhur për të dalë me një rezolutë të Vitit të Ri, për të vendosur një qëllim të thjeshtë dhe të arritshëm, kjo do t’ju motivojë të bëni një rregullim të vogël të stilit të jetës dhe do t’ju bëjë më të shëndetshëm dhe të lumtur.
Merreni ngadalë
Shumica e njerëzve duan të humbin kilet e tepërta sa më shpejtë të jetë e mundur, megjithatë, kjo nuk është një ide e mirë pasi mund të çojë në një sërë problemesh shëndetësore si një çrregullim i të ngrënit, mungesë lëndësh ushqyese, gurë në tëmth, etj. Është shumë më mirë të humbasësh peshë gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme, kjo nuk do t’ju shkaktojë stres dhe ankth. Mos harroni se niveli i rritur i kortizolit (hormoni i stresit) mund të çojë në shtim peshe, prandaj përpiquni të shmangni situatat stresuese.
Pini ujë
Sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë, ai jo vetëm që do të hidratojë trupin tuaj por gjithashtu mund të parandalojë dëshirën për ushqim. Pini një gotë ujë para vaktit tuaj dhe do të hani më pak.
Mos i shmangni vaktet, bëni rregullime
Ekspertët nuk rekomandojnë anashkalimin e vakteve pasi ngadalëson metabolizmin tuaj, kështu parandaloni humbjen e peshës. Është shumë më mirë të bëni pak rregullime në racionin tuaj. Për shembull, ju mund të zëvendësoni ëmbëlsirat, mishrat e yndyrshëm dhe karbohidratet e rafinuara me vaktet plot me perime me gjethe jeshile të errët, drithëra të plota dhe proteina më të dobëta si pula ose peshku.
Mos e privoni plotësisht veten
Nuk ka nevojë të privoni veten nga pothuajse gjithçka që doni. Gjëja është që ju gjithmonë do të keni tundimin ndaj ushqimit që nuk supozohet të hani, kështu që është më mirë të bëni një ose dy tolerime në ditë.
Shmangni ngrënien e ushqimeve të mbetura
Tashmë duket se është kthyer në një zakon, që në ditën e parë të Vitit të Ri të hamë ushqimet e mbetura. Por, nëse nuk doni të shtoni akoma më shumë peshë, hiqni dorë nga ky zakon.
Tregoni kujdes me humbjen e peshës
Shumë njerëz përpiqen të përshpejtojnë procesin e humbjes së peshës me suplemente. Sidoqoftë, kini kujdes sepse shumë prej tyre janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Ju duhet ta kuptoni qartë se arritja e qëllimit do të marrë pak kohë, mos prisni për rezultatet magjike pas një jave të “jetës së shëndetshme”.
Flini mjaftueshëm
Studimi tregon se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë. Mungesa e gjumit sinjalizon trupin tuaj për të ruajtur yndyrën, përmë tepër, kjo rrit dëshirën për ushqim gjatë ditës.
Stërvituni me një mik
Gjeni një mik fitnesi që do t’ju mbështesë në rrugën drejt qëllimit tuaj. Kandidati më i mirë është një person që ka një qëllim të ngjashëm me ju ose është një trajner personal. Kjo nuk është vetëm një mënyrë zbavitëse për të arritur qëllimin tuaj, por është edhe më efektive.
Shkruajini qëllimet tuaja
Ekspertët pohojnë se shënimi i qëllimeve tuaja të humbjes së peshës janë mënyrat më të mira për të qëndruar në rrugën e duhur. Kjo jo vetëm që ju motivon të vazhdoni të punoni shumë, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të gjurmoni progresin tuaj të humbjes së peshës./e.b-abcnews.al