Fjalët e prezantueses së “DAZN”, Kate Abdo, tashmë janë kthyer në virale në rrjetet sociale. Bukuroshja po intervistonte Henry Garcian, babain e Sean dhe Ryan, të cilët ishin në ring mbrëmjen e djeshme. Ajo i dha një kompliment paksa të çuditshëm Henryt, i cili mbeti edhe vetë i habitur.
“Sean Garcia tashmë luftoi, por Ryan Garcia vazhdon të jetë ai që tërheq më shumë vëmendje. Ju i keni bërë djemtë e tu të bukur, atletikë. Mesa duket qenka një spermë e mirë ajo që ju keni hedhur zotëri”, ishin fjalët e prezantueses. Henry, i cili e pa veten paksa në siklet iu përgjigj vetëm me një faleminderit moderatores.
Haha fucking hell pic.twitter.com/N3R4r3buzv
— Swearing Sports News (@SwearingSport) January 3, 2021
Kujtojmë që Ryan Garcia ka mposhtur me nokaut teknik Luke Campbell dhe ka marrë titullin e përkohshëm të WBC dhe bëhet kështu sfiduesi i të pamposhturit Devin Haney, kampionit amerikan që mban titullin kampion bote në peshat e lehta. /abcnews.al