Ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se ka zhvilluar një konferencë online me ushtarakët në misionet në NATO.
Xhaçka,teksa shprehet mirënjohëse për kontributin e FA, deklaroi se do të vijojë të mbetet avokatja e tyre më e fortë.
Statusi:
Në Forcat e Armatosura e ruajtëm me besnikëri traditën e urimit dhe të bisedës edhe në fillimviti, me djemtë e vajzat në uniformë, në përfaqësitë e NATO-s dhe në misionet paqeruajtëse, në disa vende të botës.
Mirënjohje e falënderim për kontributin e tyre dhe të çdo efektivi të Forcave të Armatosura, me të cilët pata privilegjin të punoj në këto tre vite në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Do të vijoj të jem avokatja e tyre më e fortë.
/abcnews.al/