Paulo Dybala mund të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, nëse nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjen e re që pritet t’i propozohet. Tuttosport raporton se bardhezinjtë do t’i bëjnë një ofertë të re argjentinasit.
Marrëveshja aktuale i përfundon në qershor të vitit 2022 dhe momentalisht sulmuesi përfiton 7 milion euro në sezon. Në dhjetor thuhet se Dybala ka marrë një ofertë të re, që kapte shifrën e 10 milion eurove në sezon.
Kampionët e Italisë pritet të shtojnë edhe një bonus prej 2 milion eurosh, ndërkohë që ai do të bëhej lojtari i dytë më i paguar së bashke me Matthijs De Ligt, pas Cristiano Ronaldos që merr më shumë se të gjithë te Juventusi.
Fabio Paratici pritet të takohet me menaxherin e Dybala, Jorge Antun dhe nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët, atëherë Juventusi do të detyrohet ta shesë sulmuesin. Argjentinasi është pjesë e bardhezinjve që në verën e vitit 2015, kur u paguan për të tek Palermo 40 milion euro. Në 240 ndeshje me Juventusin Dybala ka shënuar 97 gola. /abcnews.al