Stuttgart po përballet me RB Leipzig dhe në minutën e 22-të ka parë t’i akordohet kundër një penallti, që fatmirësisht është pritur mrekullisht nga portieri Gregor Kobel.
Më pas ai ka shfryrë dhe kjo me të drejtë, pasi arbitri Christian Dingert me siguri kur të shohë pamjet do të dalë në përfundimin se 11-metërshi i akorduar prej tij është qesharak.
Lojtari i Stuttgart, Pascal Stenzel, nuk ka shkaktuar aspak faull kundër Emil Forsberg. Ky i fundit ka shkelur lojtarin e ekipit vendas ka përfunduar i shtrirë.
Nga pika e bardhë e 11-metërshit Forsberg gjuajti në kuadrat dhe Kobel u hodh dhe me këmbë e devijoi topin në traversë dhe e shpëtoi skuadrën e Stuttgart nga goli. /abcnews.al