Mbrëmjen e sotme në “Soiree” me Jonida Shehun në Abc News ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Eugent Bushpepa. Ai dha një super performancë të këngës së tij “Pranë Finishit” dhe ndër të tjera ka folur për shumë detaje nga jeta e tij që nuk i dinim.
Eugent Bushpepa i ka dhënë fund marrëdhënies disa-vjeçare me vajzën e quajtur Andia dhe mesa duket e ka harruar shumë herët.
Këngëtari i njohur tani po përjeton një romancë tjetër me një vajzë bjonde dhe për këtë ka folur për herë të parë në Soiree. Moderatorja Jonida Shehu i ka bërë një pyetësor dhe ai është përgjigjur pa hezitim, por ajo çfarë na tërhoqi më shumë vëmendjen është që përgjigjet e Eugentit ishin në sinkon me motrën e tij.
Jonida Shehu: Bjonde apo brune
Eugent Bushpepa: Bjonde
Jonida Shehu: Di të gatuajë apo gatuan ti për atë
Eugent Bushpepa: Gjysëm për gjysëm
Jonida Shehu: E ke sjellë në shtëpi, e ke prezantuar?
Eugent Bushpepa: Me Evën nuk është prezantuar, me mamin dhe motrën tjetër po.
Jonida Shehu: Artiste apo dentist?
Eugent Bushpepa: Asnjëra nga të dyja
Jonida Shehu: Rock-ere apo repere?
Eugent Bushpepa: Rock-ere
Jonida Shehu: Xheloze apo tolerante?
Eugent Bushpepa: Shumë tolerante
Jonida Shehu: E gjatë apo e shkurtër?
Eugent Bushpepa: Mesatare.
Jonida Shehu: Në klipet e tua do ta shohim ndonjëherë
Eugent Bushpepa: S’besoj
Jonida Shehu: Eva çfarë tha mami kur e pa për herë të parë?
Eva e motra e Eugentit: Ka një defekt, i sjell të gjitha në shtëpi
Jonida Shehu: Kë këngën tënde pëlqen ajo?
Eugent Bushpepa: “Ëndërr reale”
Jonida Shehu: Ndonjë plan për familje apo për t’u bërë baba?
Eugent Bushpepa: Shumë herët për ta thënë. /abcnews.al/