Mes Tunës dhe Norës, Robert Berisha: Unë e kam pasur gruan më të bukur se Patrisi

schedule22:11 - 1 Janar, 2021

schedule 22:11 - 1 Janar, 2021

Vëllezërit si rrallëherë, Robert dhe Patris Berisha kanë qenë të ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Abc dhe kanë treguar shumë detaje që nuk I dinim për ta.

Ata janë pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se “kush e ka patur gruan më të bukur?”

Robert Berisha është përgjigjur i pari dhe ka thënë që në fakt ai e pasur gruan më të bukur duke iu referuar Nora Istrefit, e cila kjo e fundit është më e bukur se Tuna.

“Të dyja kanë qenë të bukura dhe akoma janë të bukura, por unë mendoj që e kam pasur më të bukur. Kemi pas fat në bukuri”, është shprehur Robert Berisha.

Roberti dhe Patrisi janë pyetur se kush nga ata ka pasur në të vërtetë sukses me femrat.

“Dallon pyetja se kush ka pasur sukses dhe kush ka pasur më shumë femra. Ndoshta numër më shumë ka pasur ky (Roberti), por sukses nuk di çfarë të them”, është shprehur Patris Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!