Aktorja e njohur e humorit, Rita Lati e ftuar në emisionin Bardh a Zi rrëfeu se ka disa kohë është është shkëputur nga bota e spektaklit.
Me energjinë që e karakterizon dhe sensin e saj të humorit, aktorja Rita Lati tregoi se nuk e gjen veten në humorin që bëhet sot. Ajo tregoi edhe më tej se banaliteti ka ekzistuar gjithmonë.
“Është atëherë bëheshin gjëra të qëllimta. Të kapim duartroktije. Por atëherë gjithmonë e hante nëndrejtori, asnjëherë drejtori. Sot bëhet humor si t’u dojë kokrra e qejfit. Jam shkëputur nga të gjitha. Jo të ul këta që bëjnë, mirë bëjnë janë të zotët, kan b*th që e bëjnë. Do b*th ajo punë nuk e bën kushdo. I heq kapelen se bëjnë çdo javë.
Më duket vetja si e mbetur në kohë moj motër, sikur nuk jam e këtij niveli. Nuk e kap dot këtë ritëm. Po si bëhet humor pa pak bip brenda. Edhe atëherë bënin.
Në gojën e personazhit, i shkon Anesë që bën Agron Llakaj, i shkon Cekës, nuk mund t’ia japësh kujtdo. Duhet të jetë për personazhin”. /abcnews.al/