Viti i Ri 2021 ka mbërritur në Zelandën e Re. Siç e do dhe tradita, 2021 është pritur me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur por ndryshe nga vitet e mëparmshme me pak njerëz. Zelanda e Re e ka pritur vitin 2020 në orën 12:00 me atë shqiptare. Ishulli Samoa dhe Kiribatit ishin vendet e para në botë që mirëpritën 2021, duke lënë pas një vit të vështirë nga pandemia e Covid-19.
Për herë të 9-të, njerëzit në Samoa ishin ndër njerëzit e parë në botë që mirëpritën Vitin e Ri. 2021 trokiti në ishujt Chatham të Zelandës së Re vetëm 15 minuta pas Samoa dhe Kiritibati. Pas Zelandës, pjesa më e madhe e Australisë mirëpret 2021-shin me shfaqjen më të madhe të fishekzjarreve nga Sidnei, ndjekur më pas nga Japonia, Koreja e Veriut dhe Jugut, Kina dhe disa vende të tjera.
Goodbye 2020! ?
WATCH: New Zealand welcomes 2021 with fireworks in Auckland pic.twitter.com/DkHgNAOlzo
— Bloomberg Quicktake (@Quicktake) December 31, 2020
Ja cilat vende e mirëpresin tarët Vitin e Ri:
11:00 – Ishulli i Krishtlindjeve (Kiritimati), Samoa, Tonga
12:00 – Zelanda e Re (Auckland dhe Wellington)
13:00 – Fixhi, Rusi (Lindja e Largët),
13.30 pasdite – Australia (ishulli Lord Hoëe, Uellsi i Ri Jugor)
14:00 – Australia (rajonet lindore), Papua Guinea e Re, Guam
16:00- Japonia, Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Indonezia (rajonet lindore)
17:00- Kina, Filipinet, Hong Kong, Malajzia, Singapori, Tajvani
18:00- Kamboxhia, Laosi, Tailanda, Vietnami
19:00- Bangladesh, Butan, Kazakistan
19:30 – India, Sri Lanka
20:00 – Maldive, Pakistan, Uzbekistan
21:00 – Armenia, Azerbajxhani, Mauritius, Oman, Reunion, Seychelles, Emiratet e Bashkuara Arabe
21:30 pasdite – Iran
22:00 – Bahrein, Bjellorusi, Eritrea, Etiopi, Irak, Kenia, Kuvajt, Katar, Rusi (Moskë), Arabia Saudite, Turqia, Uganda, Ukraina, Jemeni
23:00 – Botsvana, Bullgari, Qipro, Egjipt, Estoni, Finlandë, Greqi, Izrael, Liban, Lituani, Mozambik, Namibi, Palestinë, Rumani, Ruanda, Afrika e Jugut, Siria, Ukraina, Zambia, Zimbabve
00:00 – Shqipëri, Algjeri, Angola, Austri, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kamerun, Republika e Afrikës Qendrore, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Kosova, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Mali i Zi, Maroku , Hollandë, Nigeri, Norvegji, Poloni, San Marino, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tunizi, Gjibraltar, Qyteti i Vatikanit
01:00 – Mbretëria e Bashkuar, Burkina Faso, Côte d’Ivoire, Gambia, Gana, Guinea, Islanda, Irlanda, Liberia, Portugalia, Ishujt Kanarie, Senegal, Sierra Leone
02: 00 – Kepi i Verdës, Azoret
04:00 – Argjentina, pjesë të Brazilit, Ishujt Falkland, Uruguaj
05:00 – Antigua dhe Barbuda, Barbados, Kanada (Zona Koha e Atlantikut), Kili (përveç Ishullit të Pashkëve), Republika Dominikane, Shën Lucia, Trinidad dhe Tobago, Bermuda, Ishujt e Virgjër Britanikë, Venezuela
06:00 – Bahamas, Brazil, Kanada (Zona e Kohës Lindore), Kolumbia, Kuba, Ekuadori, Xhamajka, Peruja, Shtetet e Bashkuara (Zona e Kohës Lindore).
#WATCH | New Zealand rings in the New Year with fireworks show pic.twitter.com/1Pf2PTUmwj
— ANI (@ANI) December 31, 2020